Vizito !

Maj 27, 2012

 

http://chelseashqip.wordpress.com/ - Vendi ku bashkohen gjithe tifozat Blu!

https://www.facebook.com/pages/Chelsea-Shqip/155763627878634 - Na gjeni ne Facebook.

Champions Europe♥

Maj 25, 2012

Champion, 2012 !

Maj 8, 2012

We Are Chelsea !

Prill 20, 2012

News Photo: Frank Lampard of Chelsea applauds the fans following…


Laurent Blanc (Foto: Reuters)
Trajneri i Francës, Laurent Blanc, nuk e ka përjashtuar një marrje nën drejtim të Chelseat pasi kontrata e tij me skuadrën kombëtare të skadojë gjatë verës.

Ish-trajneri i Bordeaux ka deklaruar se është krejtësisht i fokusuar në Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë, por ka thënë se ai është i hapur për largim për një pozitë më të sigurt.

“Synimi im është të vazhdoj me skuadrën e Francës. Nuk e kam ndryshuar mendjen. Por situata është se kontrata ime ende nuk është vazhduar. Dhe unë nuk jam tip që trokas në derë. Nëse është e qartë, është e qatë”, ka thënë Blanc për Le Parisien.

Përveç Chelseat, francezi është lidhur edhe me marrjen në drejtim të Interit.

Andoni Zubizarreta
Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, e sheh ndeshjen e të mërkurës përballë Chelseat si një përgatitje ideale për ndeshjen vendimtare të vikendit përballë Real Madridit, El Clasico.

Blaugranët aktualisht e ndjekin Real Madridin me katër pikë në tabelën e La Liga dhe nëse shënojnë fitore në Camp Nou të shtunën në mbrëmje diferenca do të shkonte në vetëm një pikë.

Përveç kësaj, Barca synon të bëhet skuadra e parë që e ka mbrojtur titullin e më të mirit të Evropës që kur Milani e bëri këtë në vitin 1990. Por Zubizarreta ka dhënë shenja se ndeshja e vikendit përballë Real Madridit është më e rëndësishme se sa udhëtimi në Londër te Chelsea.

“Liga e Kampionëve ka vendosur që ne ta kemi Clasicon në mes të sfidës që po ashtu do të na mundësojë neve të luajmë një Clasico tjetër në finale në Munich”, ka thënë Zubizarreta për Sport.

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves (Foto: Marca)
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, duket se është i tmerruar nga Chelsea që nga viti 2009, kur Blaugranët mposhtën Blutë në mënyrë kontroverse në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat do të takohen sërish të mërkurën dhe Alves ka shfrytëzuar rastin për të kritikuar mentalitetin e skuadrës angleze.

“Nuk ka dyshim se ishte ndeshja më e vështirë në të cilën kam luajtur, por një skuadër me një lojtar avantazh e që luan në shtëpi dhe fiton, duhet të na kishte sulmuar neve më shumë”.

“Njerëzit thonë se Chelsea duhej të kishte fituar po të mos ishte gjyqtari, por ky nuk është problemi jonë. Ne ishim aty për të luajtur futboll, për të garuar dhe për t’u përpjekur të arrijmë në finale. Chelsea nuk arriti në finale pasi kishte frikë”, ka thënë Alves.

Laurent Blanc (Foto: Reuters)
Interi raportohet se dëshiron ta rikthejë në klub përzgjedhësin e Francës, Laurent Blanc.

Trajneri francez pritet të jetë i lirë pas përfundimit të Euro 2012 dhe po ashtu është lidhur edhe me marrjen nën drejtim të Chelseat.

L’Equipe shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke rinovuar interesimin e tij në Blanc, i cili do të mirëpriste një rikthim në klub.

Blanc kishte veshur fanellën e Interit nga viti 1999 deri në vitin 2001 gjatë karrierës së tij si lojtar.

News Photo: Thomas Mueller of Muenchen is challenged by Mats…Abramovich ne merkaton e veres duket se do shpenzoj shume dhe dhe ta analizosh i bje diku rreth 250 milion euro.

Rusi kerkon shume talenta si Gotze, Kagawa, Hulk, Cavani, Hazard e shume te tjer, por tani eshte ne rradhe e Bavarezi, Thomas Mueller.

Ky lojtare shume shpesh u kritikua nga drejtuesit e Bayern qe nuk eshte ne formen e tij me te mire kjo e shtyn qe mund te transferohet ne Stamford Bridge por me te pakta mundesi.

Oferta eshte rreth 15 apo edhe 20 milion euro.

Anësori i Juventuisit, Milos Krasic (Foto: Reuters)
Anësori i Juventuisit, Milos Krasic, dëshiron të transferohet në Londër gjatë verës.

The Sun shkruan se Chelsea dhe Tottenhami janë duke luftuar për të transferuar mesfushorin serb.

Fenerbahce po ashtu është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 10 milionë funteve për Krasic, por 27-vjeçari duket joshet nga Liga Premier.

Megjithatë gjigantët turk janë të parët që po përgatisin ofertë konkrete për mesfushorin biankoner.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 300 other followers