Villas Boas: Guardiola do të largohet
Shkurt 29, 2012

“Ai ka lojtarë të njëjtë në ekipin e parë ashtu sikurse Frank Rijkaard, lojtarë të rritur në akademi të cilët nuk janë sillur ashtu sikurse sillen tani. Idetë e tij kanë bazë unike dhe janë unike”.
“Disa prej ideve të tij mund të funksionojnë jashtë Barcelonës. Unë kam biseduar me të dy ose tri herë dhe ndjej se ai e ka atë dëshirë”, u shpreh Villas Boas. /
Mourinho blen shtëpi pikërisht në Londer
Shkurt 29, 2012
Jose Mourinho ka zbarkuar në Londër për të zgjuar shumë dilema në Angli. Trajneri i Real Madridit iu konfirmoi mediave se ka ardhur në Londër për të blerë shtëpi.
Ardhja e Mourinhos në Londër thuhet ta ketë “drithëruar” trajnerin e Chelseat Andres Villas Boas i cili është nën trysninë e klubit për rezultate të dobëta këtë stinor.
Por mediat shkruajnë se Jose Mourinho po e blen shtëpinë në Londër për një klub tjetër. Mourinho thuhet se do të jetë pasardhësi i Harry Redknappit në Tottenham.
Megjithatë ky zbarkim i Mourinhos në Londër mund të sjellë ndonjë befasi krejt të papritur pasi që portugezi njihet si njeri i befasive
Interi pas Higuain
Shkurt 29, 2012

Derisa ka një pasiguri rreth të ardhmes së Claudio Ranierit si trajner i Nerazzurrëve, drejtori i klubit, Marco Branca, besohet se tashmë është i ngarkuar me nënshkrimet e sezonit të ardhshëm.
Gazeta italiane shkruan se Interi planifikon ta përforcojë repartin e sulmit dhe ka hedhur sytë te Higuain, i cili më herët është lidhur me një kalim te rivali i Serie A, Juventus, si dhe në Ligën Premier te Chelsea.
Argjentinasi, i cili ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, ka një rekord impresiv me Los Blancos, por është duke luftuar me sulmuesin francez për një vend në formacionin startues.
Martinez, ndërkohë, e ka ngritur veten si një prej mesfushorëve më të mirë në La Liga dhe spanjolli po ashtu raportohet se ka joshur interesimin e Barcelonës.
Moratti e dëshiron Villas-Boasin te Interi
Shkurt 29, 2012

Për disa ditë kanë përfunduar zërat se Andres Villas-Boas do të shkojë drejtë Interit mirëpo janë përsëri mediat italiane ata të cilën e hapin përsëri këtë debat duke thënë se presidenti i Interit, Massimo Moratti e dëshiron 33 vjeçarin në klubin e tij.
La Gazzetta dello Sport raporton se Nerazzurët janë të gatshëm të bisedojnë me Roman Abramovich rreth një transferimi të Villas-Boas i cili ka hasur në telashe me klubin e tij.
Sidoqoftë, Interi do ta ketë mjaftë të vështirë transferimin e këti njeri pasi është vet ai i cili ditë më parë me një deklaratë ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea pasi tashmë sapo ka formuar projektin e tij me këtë klub.
Cech kërkon vendin e tretë
Shkurt 29, 2012

“Humori gjithmonë ndikohet nga rezultatet, andaj situata tash është më e mirë. Tottenhami humbi gjatë vikendit. Ne mund t’i afrohemi dhe të luajmë për vendin e tretë. Ne ende kemi shans të përfundojmë të tretët, por qëllimi jonë është të përfundojmë të katërtit, si rasti më i keq. Kjo është e qartë”.
“Ende besoj se gjërat do të kthehen për të mirë dhe sezoni jonë do të jetë i suksesshëm. Gjithkush jep më të mirë për të ndryshuar situatën. Por atë çfarë ndodh në stërvitje, ne nuk jemi në gjendje ta sjellim në ndeshje. Njerëzit vështirë mund të thonë se ne nuk po mundohemi”, ka deklaruar Cech.
Reali dhe Barcelona pas Sturridge
Shkurt 28, 2012
Sturridge, i cili zakonisht luan me këmbën e majtë , thotë se ky pozicion nuk e lejon ti tregojë të gjitha cilësitë e tij.
Mancini kritikon AVB-në
Shkurt 28, 2012
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini e ka kritikuar trajnerin e Bluve, Andre Villas-Boas.
Pak orë më parë, Villas-Boas ka lëshuar një deklaratë drejt ekipit të Roberto Mancinit, duke i thënë se jeni si italian dhe ju shpenzoni shumë.
” Unë nuk e di se çfarë ka ai, pse e lëshoi këtë deklaratë, apo ka inat, nuk mund ta kuptoj, por e kritikoj” tha Mancini.
Aragones: Bosque ka të drejt të mos e marr Torresin
Shkurt 28, 2012
Ish trajneri i kombëtares spanjole Luis Aragones është shprehur dakord me vendimin e trajnerit aktual Vicente del Bosque për ta larguar nga kombëtarja sulmuesin e Chelseas , Fernando Torres.
Forma e dobët e sulmuesit të Chelseas ka shtyr që shumë trajner nga anë e mban botës të kritkojnë atë.
“Unë e di se ai nuk është thirrur nga Bosque, ai nuk është në formë të mirë dhe tani duhet të presë”tha Aragones për Marcan.
“Kjo është normale për një lojtar që nuk luan mirë dhe nuk është në formë të mirë të mos luaj me kombëtaren”,përfundoi 75-vjeçari Luis Aragones.
Spanja nesër zhvillon miqësore me Venezuelën.
Cech lojtari i vitit në Çeki
Shkurt 28, 2012
Portieri i Chelseas, Petr Cech është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2011 në Republikën e Çekisë.
Zgjedhjen e kanë bërë votat e futbollistëve, trajnerëve, zyrtarëve dhe gazetarëve, ndërsa rezultati i më të mirëve është zbuluar në Pragë.
Cech ka përfunduar i pari përpara mesfushorit të Wolfsburgut, Petr Jiracek dhe mesfushorit të Arsenalit, Tomas Rosicky. Portieri i Chelseas e fitoi këtë trofe për herë të pestë, pasi e kishte fituar edhe në vitet 2005, 2008, 2009 e 2010.
AVB: Torres njëjtë si Schevchenko
Shkurt 28, 2012

Trajneri i Chelseat, Andres Villas-Boas ka thënë se Fernando Torres ka humbur formën e tij ashtu siq ka bërë edhe ish-sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko.
Shevchenko është transferuar te Chelsea nga Milani në vitin 2006 teksa Torres erdhi te Blutë nga Liverpooli.
“Ne kemi pasur situatën e Torres edhe më herët me Andriy Shevchenkon dhe Mateja Kezman”.
“Por problemi i Torresit mund të jetë gjithashtu edhe pse ai ka ndëruar filozofinë e klubit”, tha Villas-Boas për TSF.

